Motoristet e Kosovës

Rruga është më e bukur kur e ndajmë bashkë

Klubi i Motoçiklizmit Çikat bashkon motoristet e Kosovës për gara, xhiro, siguri në rrugë dhe aktivitete humanitare.

2024Viti i themelimit
24Anëtare
3Evente çdo vit
Flamuri i Çikave në poligonin e Garës së Çikave

Rreth nesh

Më shumë se një klub

Klubi i Motoçiklizmit Çikat u themelua në vitin 2024 nga dashuria për motorin dhe dëshira për ta ndarë rrugën me njëra-tjetrën, duke u bërë një organizatë që mirëpret të gjitha motoristet e Kosovës.

Sot jemi një komunitet që organizon gara e xhiro nëpër Kosovë e rajon, mëson dhe promovon vozitjen e sigurt, dhe merr pjesë aktive në nisma humanitare.

Nuk ka rëndësi a ke vite në timon apo sapo e ke marrë patentën. Këtu gjen shoqëri, përkrahje dhe plot kilometra të bukura.

  • Siguria

    Pajisje e plotë, vozitje e përgjegjshme dhe trajnime të rregullta.

  • Shoqëria

    Një rreth miqsh që ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugë e jashtë saj.

  • Humaniteti

    Marrim pjesë në kauza që i duam, si Çikat Rozë në Tetor.

  • Aventura

    Nga Rugova te bregdeti, çdo xhiro është një histori e re.

Eventet tona

Ku takohemi së shpejti

Çdo vit organizojmë tri evente tradicionale: Çikat n'Motor në Maj, Gara e Çikave në verë dhe Çikat Rozë në Tetor. Përveç tyre marrim pjesë edhe në shumë evente të tjera motoristike.

Anëtaret tona

Njihuni me Çikat

Ato që janë motori i klubit.

Galeria

Momente nga rruga

Partnerët

Ata që na përkrahin

Faleminderit sponsorëve që na qëndrojnë pranë vazhdimisht.

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës

Klub i licencuar

Federata e Motoçiklizmit e Kosovës

KM Çikat është klub i licencuar nga Federata e Motoçiklizmit e Kosovës.

Anëtarësimi

Bëhu pjesë e Çikave

Plotëso formularin dhe ne të kontaktojmë brenda pak ditësh me hapat e radhës.

  • Patentë e vlefshme e kategorisë A (ose në proces)
  • Helmet dhe pajisje mbrojtëse
  • Dëshirë për të vozitur me përgjegjësi
  • Respekt për rregullat e klubit dhe për njëra-tjetrën

Pyetje? Na shkruaj te kmcikat@gmail.com